Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dëshira nuk mjafton, Shpresat mposhten edhe nga Bosnja

Shqipëria U-21 është mposhtur me rezultatin 0-2 në miqësoren e luajtur në ‘Elbasan Arena’, ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi pësuan golin e parë që në minutën e 11’, pas goditjes së Dujakoviç, ndërsa Kuzmanoviç dyfishoi shifrat në të 82-tën.

Për skuadrën tonë Shpresa debutuan shumë futbollistë, si Selahi, Shaba, etj, por pa arritur të ndryshojnë gjë në fushën e lojës. Skuadra e Bushit tregoi shumë dëshirë dhe grintë, por pak saktësi në pasimin e fundit, duke mos arritur të jetë e rrezikshme në zonën e boshnjakëve.

Nga ana tjetër, miqtë u mbrojtën me kujdes dhe arrinin të dilnin shumë mirë me kundërsulme, duke shënuar dy herë dhe duke krijuar disa mundësi të tjera të mira, por që portieri Selmani arriti t’i neutralizojë.

Për kuqezinjtë 21-vjeçarë ka edhe dy ndeshje të tjera miqësore në program në muajin Qershor, ndërsa rezultati është shndërruar në makth për ta, pasi nuk fitojnë prej disa takimesh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...