Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dëshira nuk mjafton, Shqipëria U-19 “thyhet” në fund nga Ukraina

Humbje minimale për Shqipërinë e 19-vjeçarëve në sfidën debutuese të kualifikueseve të kampionatit europian. Në Niko Dovana kuqezinjtë e vegjël u mposhtën nga Ukraina. Një gol 5 minuta para fundit të kohës së rregullt i Mudryk i ardhur në fushë nga stoli ndëshkoi skuadrën e Erjon Bogdanit që pas ndeshjeve të para në grupe pozicionohet në vendin e fundit të grupit 8, me asnjë pikë po sa edhe Norvegjia që ka golevarazh më të mirë. Në Niko Dovana Shqipëria U-19 bëri një pjesë të parë shumë të mirë, por nuk arriti të gjente dot golin. Në fraksionin e dytë rastet e pastra munguan deri në minutën e 85-të kur miqtë shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë duke realizuar golin që zhbllokoi shifrat. Reagimi i kuqezinjëve 19-vjeçarë nuk mungoi por portieri ukrainas i mohoi golin Laktit ndërsa në vazhdimin e aksionit Koçi nuk u tregua i saktë. Ndeshjen e radhës Shqipëria e Bogdanit do ta ketë ndaj Sllovakisë në datën 13 tetor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...