Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dëshmi e rreme, Modric dhe Lovren përfundojnë nën akuzë

Luka Modric dhe Dejan Lovren përfundojnë nën akuzë nga Prokuroria e Osijekut në Kroaci. Mesfushori, së bashku me Dejan Lovren dyshohen se kanë mashtruar në një dëshmi të dhënë 13 qershorin e vitit 2017, në një çështje kundër tre zyrtarëve të lartë të Dinamo Zagreb dhe një zyrtari tatimor të cilët u akuzuan se përvetësuan para nga shitja e mesfushorit te Tottenham në vitin 2008 dhe nga ajo e mbrojtësit te Lyon në vitin 2010.

Kujtojmë se nga procesi i nisur kundër zyrtarëve të Dinamo Zagreb, ai që e pësoi më rëndë ishte ish-drejtori ekzekutiv, Zdravko Mamic, i cili për veprën përvetësim i paligjshëm i 15.5 milionë eurove u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg. Ky i fundit më pas u arratis për në Bosnje-Hercegovinë, aty ku edhe jeton aktualisht.

Lexo edhe:

Në atë periudhë dëshmia e Modric, por edhe e Lovren më pas ishte në favor të Mamic. Në fakt, procesi ndaj dy lojtarëve kroatë për dëshmi të rreme ishte mbyllur në vitin 2021, megjithatë prokuroria ka vendosur ta hapë sërish dosjen dhe të akuzojë Modric e Lovren për dëshmi të rreme.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...