Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Dëshmia e Simone Biles: Nuk dua që të tjerët të pësojnë tmerrin që kalova unë

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, fajësoi Federatën e Gjimnastikës të SHBA-ve dhe një “sistem të tërë” për “lejimin” e Larry Nassar, mjekut të ekipit kombëtar, që të abuzonte me të dhe qindra atlete të tjera për 20 vjet.

“Fajësoj Larry Nassar, në të njëjtën kohë edhe sistemin që e lejoi të abuzonte. Gjimnastika e SHBA-ve dhe Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-ave e dinin që mjeku zyrtar i ekipit po abuzonte,” – tha Biles para Komitetit Gjyqësor të Senatit të SHBA-sve.

Kampionia olimpike akuzoi gjithashtu FBI-në se u kishte “kthyer shpinën” gjimnastëve, duke iu përgjigjur në mënyrë joadekuate dhe të ngadalë akuzave të para ndaj Nassarit për abuzim seksual, gjë që e lejoi ish-mjekun të vazhdonte të kryente abuzimet e tij për muaj të tërë.

“Unë nuk dua që ndonjë atlet i ri apo ndonjë individ tjetër të pësojë tmerrin që unë dhe qindra të tjerë kemi duruar dhe vazhdojnë të durojnë deri më sot,” – vijoi Biles, që nga emocionet e mëdha shpërtheu në lot para dhjetëra ligjvënësve që e shikuan atë në heshtje.

Në fillim të dëshmisë së saj, Biles tha se nuk mund të imagjinonte një vend që do ta bënte atë të ndihej më keq sesa dhoma e komisionit të Senatit. Pranë saj u ulën tri gjimnaste të tjera olimpike të cilat u abuzuan nga Nassar: McKayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...