Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Dështim nëse nuk sigurojmë Europën”, Xhaferi: Plori? Ju tregoj çfarë do ndodhë me të

11 ndeshje zgjati aventura e Elvis Plorit si trajner i Vllaznisë. Drejtuesit e klubit shkodran shkarkuan 43-vjeçarin dhe i besuan stolin Mirel Josës, teksa presidenti Alban Xhaferi theksoi gjatë prezantimit të trajnerit të ri se Plori do të vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë.

Ndryshimi? Sigurisht që momenti ishte i vështirë. Ndryshimet nuk bëhen sipas parashikimeve, por sipas planeve. Unë mbetem i idesë që duhet të besojmë shumë te trajnerët dhe t’u japim kohën e duhur personave për të punuar qetësisht. Nuk jam person që i pëlqej shumë ndryshimet, por nuk jemi në kushte normale, kështu që vjen ndryshimi.

Dua ta falënderoj publikisht Plorin për gjithë punën që ka bërë te Vllaznia këto dy vite. Ai ka kontribuuar jashtëzakonisht për ndërtimin dhe riformatimin e Vllaznisë, ka merita të veçanta. Ai është një investim i klubit të cilin nuk duhet ta humbim. Kam folur me të, mendoj se ai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit në sektorin teknik.

Mendoj se Plori ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme pas largimit të Brdaric, për të ndryshuar diçka që të arrijmë rezultatet që prisnim. Fatkeqësisht rezultatet nuk janë të tilla, kjo është arsyeja pse nuk është më trajneri i parë.

Sezoni i ri? Kemi filluar punën për sezonin e ri. Kemi studiuar disa lojtarë. Synojmë të mbajmë një pjesë të grupit aktual. Kemi disa lojtarë të cilëve u mbaron kontrata, disa mund të largohen.

Kemi mësuar nga gabimet dhe harxhimet e tepërta ndoshta në pozicione jo të duhura, që nuk kanë rezultuar efikase për ekipin. Do të mbështetem te grupi teknik, me në krye profesor Josën, për të ndërtuar Vllazninë e ardhshme. Do mundohem t’i jap mbështetjen maksimale çdo kërkese.

Europa? Do të luftojmë deri në fund të arrijmë këtë objektiv, që është shumë i rëndësishëm për klubin. Sigurisht që do të jetë dështim i sezonit nëse nuk kualifikohemi në Europë, pasi praktikisht e kemi një gjysmë dështimi, nuk arritëm fitimin e kampionatit.

Pjesëmarrja në Kupat e Europës janë frymëmarrje financiare për klubet shqiptare. Do vazhdoj ta mbështes klubin, si president dhe aksioner kryesor. Vllaznia do të jetë me objektiva të paracaktuara si çdo vit, synojmë vendet më të mira në renditje.

Josa? Ne kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe të këndshme. Kam mbetur shumë i kënaqur nga bisedat e pastra që kemi bërë. Kam besimin e plotë që së bashku do arrijmë në nivele shumë të larta”, përfundoi Xhaferi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...