Nuk ka qetësi në shtëpinë e Genoas, pasi vetëm pas një muaji nga emërimi, trajneri Ivan Juric, i emëruar pikërisht në 9 tetor në krye të ekipit “Grifon”, rrezikon tashmë të shkarkohet sërish.
Mediat italiane shkruajnë se presidenti Enrico Preziosi i ka vendosur ultimatum trajnerit kroat pas humbjes së thellë ndaj Interit 5-0. Preziosi ka kërkuar që ekipi të jap shenja pozitive ndaj Napolit, përndryshe Juric e pret shkarkimi i tretë nga pankina e klubit kuqeblu.
Ivan Juric zuri vendin e Davide Ballardinit, ndërsa e ka drejtuar skuadrën në këtë sezon në 4 takime, duke regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje. Emrat e mundshëm për të zënë vendin e kroatit janë Cesare Prandelli, Davide Nicola apo rikthimi i Davide Ballardinit