Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dështimi i madh i Interit, Gabigol drejt rikthimit në Brazil

Për ta blerë nga Santosi në verën e vitit 2016, drejtuesit kinezë të Interit shpenzuan rreth 29 milionë Euro, një shifër e konsiderueshme por në ato momente bëhej fjalë për një talent të madh të futbollit brazilian. Megjithatë Gabriel Barbosa i njohur nga të gjithë si Gabigol rezultoi dështimi i madh i merkatos zikaltër. Te Interi sezonin e kaluar, ai gjeti shumë pak hapësira duke realizuar vetëm 1 gol, aq sa gjatë verës zikaltrit e huazuan te Benfica në Portugali. Por në këto muaj të parë 21-vjeçari ka zhgënjyer aq sa shqiponjat e Lisbonës e kanë nxjerrë jashtë projektit të tyre, me Interin që ka filluar të mendojë për t’i gjetur një destinacion të ri futbollistit. Me shumë gjasa në janar, Gabigol do të rikthehet në Brazil aty ku për të interesohen 4 skuadra Sao Paulo, Flamengo, Cruzeiro por ish klubi i tij Santos.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...