Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Dështimi i PSG-së në Champions, Pochettino ka një përgjigje për tifozët

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino e sheh gotën gjysmë plot. Argjentinasi ka folur në një konferencë për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Lens, që u dhuroi parizienëve matematikisht titullin e 10-të të Ligue 1.

Pochettino theksoi se tifozët nuk duhet ta mbajnë mendjen te eliminimi nga Champions League, tekniku shkon më tej duke iu theksuar mbështetësve të PSG-së, se klubi i tyre i preferuar nuk e ka fituar kurrë titullin e kompeticionit më të madh për klube.

“Kemi marrë tre trofe në më pak se 18 muaj pavarësisht vështirësive, mendoj se kemi shumë merita. Është e vërtetë se një klub si Paris Saint-Germain, veçanërisht pas ecurisë së viteve të fundit, të ketë ambicie të mëdha. Megjithatë ky është një klub që nuk e ka fituar asnjëherë më parë Championsin. Mendoj se ne kemi bërë një arritje historike duke fituar titullin e 10-të të Ligue 1.”-deklaroi Pochettino.

Ishte kjo mënyra se si tekniku zgjodhi t’u përgjigjet tifozëve të PSG-së pas kritikave dhe vërshëllimave që këta të fundit “i dhuruan” PSG-së pas eliminimit në raundin e 1/98-ave nga Champions League nga Real Madrid.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...