Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dështimi i Sarrit, te Chelsea nuk e kuptojnë taktikën e tij

Futbollistët e Chelsea-t e kanë të vështirë të zbatojnë udhëzimet e shumta taktike të Maurizio Sarrit, ndaj dhe kanë ardhur rezultatet negative, që kulmuan me humbjen e thellë 6-0 në fundjavë me Manchester City-n. Kjo është analiza e “Daily Mail” për vështirësitë që po has tekniku italian për të përçuar idetë e tij në skuadër. Shumë lojtarë janë ankuar se e kanë të vështirë t’i përthithin nocionet e shumta taktike të Sarrit dhe stilin e lojës që ai kërkon të aplikojë. Për këtë arsye, blutë ndihen në ankth dhe konfuzë para ndeshjeve.

Po sipas “Daily Mail”, Sarri po “lufton” që të bindë drejtuesit e Chelsea-t se mund të ketë të ardhme në “Stamford Bridge”. Ai këmbëngul se nuk ka organikën e përshtatshme në dispozicion për vënë në praktikë filozofinë e tij të futbollit. Drejtuesja e lartë, Marina Granovskaia, do t’i japë besimin e duhur, pork a përjashtuar mundësinë që Sarri të këtë plotfuqinë për të marrë futbollistët që kërkon në merkaton e verës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...