Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Dështimi i Guardiolës, 600 milionë euro për t’u eliminuar në çerekfinale

Pep Guardiola dështoi në tentativën e radhës për të fituar Championsin me stilin tiki-taka me një klub të madh europian, jashtë Spanjës. Trajnerit spanjoll i mungon kupa me veshë të mëdhenj që nga viti 2011, kur Barcelona e tij mposhtte Manchester United në finalen e Wembley-t. Gjysmëfinalja e tij e fundit, larg Barcelonës, daton tre vite më parë, kur drejtonte Bayernin. Në të gjitha rastet rastet e kur drejtonte bavarezët është eliminuar kur ishte vetëm një hap larg finales nga një ekip spanjoll (Real Madrid 2014, Barcelona 2015 dhe Atletico Madrid 2016).

Në tre vitet e fundit, Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka shkuar në asnjë rast përtej çerekfinaleve, pavarësisht se në në krye të Citizens ka shpenzuar në total më shumë se 600 milionë euro. E nisi me eliminimin nga Monaco në 1/8-at e Championsit që në sezonin e parë në Angli. Në dy sezonet e fundit ka mbetur jashtë në çerekfinale përballë skuadrave angleze, që presupozohet që i njeh mirë, Liverpool dhe Tottenham.

Mund të jetë e vërtetë, që, siç është shprehur pak ditë më parë vetë Guardiola, City nuk e ka marrë për të fituar domosdoshmërisht Championsin, por është po kaq e vërtetë që ka shpenzuar një mal me para. Në përfundim të ndeshjes së kthimit me Tottenhamin, Guardiola theksoi se skuadra e tij u eliminua për shkak të një gabimi arbitral, duke iu referuar golit të Llorentes, por a mund të jetë një episod i tillë argument për të justifikuar dështimin e radhës?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...