Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Dështoi në Champions, PSG e ndarë në 5 klane

Media brazialiane “Globoesporte” konfirmon indirekt fjalët e Dani Alvesit se “te Parisi mungon lidhja), pas eliminimit të PSG nga Reali në Champions. Por si është ndarë grupi që drejtohet nga Unai Emery në klane të ndryshme?

Brazilianët: Afrimi i Neymar dhe Dani Alvesit, që u bënë bashkë kundër Edinson Cavanit kur uruguajani kërkoi të ekzekutonte një 11-metërsh, nisi në njëfarë mënyrë ndarjen në dhomat e zhveshejs së parizienëve. Neymar dhe Alves kanë marrë me vete edhe dy brazilianët e tjerë, Thiago Silvan dhe Marquinhos, si dhe portierin Trapp, që është i fejuar me modelen brazialine Izabel Goulart.

Latinët: Lider i kësaj rryme është Cavani, që pasi u grind me Neymarin, mori mbështetjen e Di Marias, Pastores dhe Lo Celsos, të cilëve iu shtua edhe Berchiche.

Francezët: “Autoktonët” e PSG formojnë një grup prej 13 futbollistësh, ku kanë peshë specifike Mbappe, Rabiot, Areola si dhe Kurzawa, Kimpembe e Lass Diarra.

Të pavarurit: Iitalo-braziliani Thiago Motta, që respektohet për qëndrimin e tij në dhomat e zhveshjes, por edhe Julian Draxler, që ka pak miq, shohin punët e tyre dhe nuk përzihen me asnjë grup.

Miku i të gjithëve: Marco Verrati është i aftë të dialogojë me të gjithë në italisht, spanjisht dhe portugalisht. Ai ka simpatinë e të gjithëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...