Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Dështoi përballë Mourinhos, e sulmon para finales: Është narcist dhe i paturp

Trajneri aktual i Olimpikut të Lionit në Francë, Peter Bosz, ka dhënë një intervistë për faqen holandeze ad.nl. Mes shumë temash, ai foli edhe për José Mourinhon, duke kujtuar finalen e humbur në vitin 2017, në Europa League, kur ishte trajner i Ajaxit.

“Ata erdhën “për t’i hedhur një sy” fushës. United nuk stërviti atje, pavarësisht se imponohej nga UEFA. Mourinho tha se ishte e pamundur. Kishte ndodhur sulmi terrorist në koncertin e Ariana Grandes, kishte një ndikim të tillë saqë ata u larguan më vonë. Ata nuk u stërvitën, por mundën të eksploronin stadiumin pikërisht në momentin që kundërshtari po përfundonte përgatitjet për ndeshjen. Ky njeri kërkon të përfitojë nga çdo detaj, sado i vogël qoftë, është patetik dhe i paturpshëm. Na thanë se UEFA do ta kishte gjobitur, por nuk ndodhi kurrë, sepse Mourinho tha se ishte e pamundur për shkak të “forcës madhore”. Mourinho u sigurua që United të luante gjithmonë me Marouane Fellainin, është e vërtetë, por ne e dinim këtë. Le ta rikujtojmë ndeshjen me objektivitet. Mançesteri nuk krijoi raste. Goli i 1-0 erdhi nga rivënia jonë, ne humbëm topin, ndërsa i 2-0 nga një goditje këndi. Në çdo rast, nëse Roma mund Feyenoordin, Mourinho do të thotë se Slot është trajneri tipik holandez. Nëse Roma humbet, do të thotë se arbitri i ka penalizuar ose UEFA është e korruptuar ose kushedi çfarë. Mourinho është një narcist, gjithmonë krijon konflikte ose bën teatër. Është mënyra e tij për ta bërë këtë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...