Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dështoi te Barça, braziliani drejt Rusisë

Aventurës së Malcom te Barcelona pritet t’i vijë fundi shumë shpejtë. I transferuar verën e kaluar nga Bordeaux drejt katalanasve, braziliani asnjëherë nuk arriti të ishte në lartësinë e duhur në “Camp Nou” ndaj dhe largimi i tij tashmë duket si një punë e kryer. Malcom u cilësua verën e kaluar si një goditje e madhe e katalanasve, të cilët në finish ia “rrëmbyen” 22-vjeçarin Romës, e cila kishte akordin me klubin francez dhe vet lojtarin. Por braziliani duket se nuk bindi asnjëherë dhe për këtë drejtuesit mendojnë ta shesin. Skuadra e re pritet të jetë Zenit Shën Petersburg, që është takuar me agjentin e tij për të arritur një marrëveshje. Për kartonin e lojtarit Barcelona kërkon rreth 45 milionë euro, ndërsa oferta e Zenit është ndalur në kuotën e 35 milionë eurove plus bonuset.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...