Eredivisie

Dështoi te Juve, fantazisti 20-vjeçar “mahnit” trajnerin e ri të Ajax-it

Mohamed Ihattaren rilind në Holandë. Fantazisti në pronësi të Juventusit ka luajtur 60 minuta në miqësoren e parë sezonale të Ajaxit, duke entuziazmuar jo pak trajnerin e ri të klubit nga Amsterdami, Alfred Schreuder.

“Cilësi të tilla i kam parë te Ziyech. Pasime me të majtën, qetësi dhe një përdorim shumë i mirë i topit, janë disa nga cilësitë më të mira të Mohamed dhe besoj që do të jetë një pikë e fortë e jona këtë sezon”, deklaroi Schreuder.

Juventus mori Ihattaren verën e kaluar nga PSV -ja dhe e huazoi menjëherë te Sampdoria, por fantazisti 20-vjeçar nuk u përshtat dot në Itali dhe iku menjëherë në Holandë, ku sezonin e kaluar e mbylli me Jong Ajax

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency