Bundesliga

Dështojnë Leipzigu dhe Leverkuseni, Bayerni shans për t’u arratisur

Bayerni i Mynihut, që luan këtë të diel në fushën e Schalkes, mori dy “dhurata” nga rivalët në javën e 18-t ëtë Bundesligës, e tashmë ka shansin të krijojë një shkëputje më të  ndjeshme nga rivalët më të afërt. Leipzigu dështoi të merrte pikë në fushën e Mainzin, ku u mposht 3-2, ndërsa Bayer Leverkuseni u befasua 0-1 në shtëpi nga Wolfsburgu.

Nq “Opel Arena” të Mainzit të parët shënuan miqtë me Adams që në minutën e 15-të, por kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme me Niakhate, që barazoi shifrat në minutën 24’. Leipzigu mori sërish epërsinë gjatë minuta më vonë me Halstenberg, por sërish Niakhate kheu baraspeshën në rezultat.

Në fillim të pjesës dytë Mainzi shënoi një gol tretë më autor Barreiron, finalizim që do të rezultonte vendimtar në përcaktimin e fituesit.

Sa i përket sfidës së “BayArenas”, golin që i dha fitoren Wolfsburgut ndaj “Aspirinave” e shënoi Baku në minutën e 35-të.

Ndërkohë, Werder Bremeni mori një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Herthas së Berlinit me rezultatin thellë 1-4. Selke hapi serinë e golave në minutën e 10-të me penallti, për të ardhur më pas te finalizimi i Toprak (29’). Në fund të pjesës së parë, Hertha u duk sikur hapi sfidën me golin e Cordobas, por Werderi reagoi në mënyrën e duhur duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Bittencourt dhe Sergent për rezultatin përfundimtar 1-4.

 

Rezultatet:

Arminia Bielefeld – Eintracht Frankfurt  1-5

Augsburg – Union Berlin  2-1

Bayer Leverkusen – Wolfsburg        0-1

Freiburg – Stuttgart           2-1

Mainz – Leipzig        3-2

Hertha – Werder Bremen 1-4

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency