Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dështon miqësorja Shqipëri-Kosovë e programuar gjatë këtij muaji

Dështon miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës.Pavarësisht një pakti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologëve të Kosovës për një miqësore në tokë neutrale, duket se ndeshja e programuar këtë vit do të dështojë. Federata zvicerane duhej të siguronte lejen për ndeshjen mes kuqezinjve dhe përfaqësueses kosovare, por helvetikët nuk pranojnë me pretendimin e se cënon sigurinë.

Presidenti i Federatës Kosoare të Futbollit, Fadil Vokrri në një intervistë për Kosova Press thotë se nuk kanë marrë ende lejen: “Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësoren që ishte programuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti Armand Duka: “Po është e vërtetë ajo që ka deklaruar presidenti Vokrri dhe ne jemi duke kërkuar mundësi të tjera për të shfrytëzuar këtë periudhë sa më mirë për ekipin dhe trajnerin”, tha presidenti Duka. Nga burime jo zyrtare ndërkohë mësohet se një alternativë mund të jetë përballja me Austrinë, duke qenë se e ka këtë datë e ka lirë. Federata ka nisur kontaktet edhe pse për momentin nuk konfirmon asgjë zyrtarisht.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...