Kupa e Shqiperise

Dështon përmbysja për Partizanin e Laçin, Cooper debuton me dopietë

Dështon misioni përmbysje për Partizanin, që i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë, pasi nuk shkoi më shumë se një fitore 3-1 përballë Besëlidhjes në “Elbasan Arena”, me lezhjanët që kishin fituar 3-0 në ndeshjen e parë.

“Të kuqtë” kishin ftuar tifozët të ishin të shumtë në numër, për të provuar përmbysjen, por Hajdari shënoi për lezhjanët që në minutën e 5-të dhe komplikoi gjithçka, pasi për kalimin në çerekfinale tashmë kryeqytetasve u duheshin 5 gola.

Bruno Telushi ishte i vetmi që nuk u dorëzua për asnjë moment dhe arriti të shënojë tre herë në portën e lezhjanëve, duke i dhënë fitoren partizanit 3-1, por që nuk u shërbeu “të kuqve” për të kaluar në çerekfinale.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, kampionati mbetet objektivi i vetëm i kryeqytetasve, që është aty nuk është se po impresionojnë me paraqitjet e tyre, ndonëse vlen të theksohet se janë ende në garë.

Provoi përmbysjen edhe laçi ndaj Bylisit, pasi në Ballsh vendasit kishin fituar 2-0, por ndonëse i shkuan shumë pranë, të besuarit e Cungut nuk ia dolën të bëjnë mrekullinë, ndonëse për një çast i shkuan shumë pranë kualifikimit.

Laçi kaloi në avantazh me anë të Bedri Grecës në minutën e 18’ të pjesës së parë, ndërsa në minutën e 51-të, një penallti e akorduar në favor të kurbinasve, u shndërrua në gol nga sulmuesi kryesor Kyrian Nwabueze.

Me avantazhin e dy golave, Laçi kishte barazuar gjithçka dhe nisi të shohë përpara për të gjetur rrjetën sërish e për të siguruar kualifikimin, ndërsa Greca shpërdoroi një vertikalizim të mirë, që e nxori para portierit Hidi.

Megjithatë situata u përmbys në minutën e 59’, kur Mozzone u ndal me faull në zonë nga një lojtar i Laçit dhe arbitri Eldorjan Hamiti akordoi 11-metërsh për ballshiotët, të cilin e shndërroi në gol Isli Hidi.

Kaq mjaftoi që kurbinasit të binin moralisht, pasi tashmë u duheshin edhe dy gola për t’u kualifikiar, dnërsa momentin e mirë e shfrytëzoi Bylisi, që pak minuta më vonë gjeti edhe golin e barazimit me anë të sulmuesit Guindo. Në minutat shtesë ishte Redon Xhixha që shënoi golin e fitores për Laçin, që gjithsesi kishte vetëm vlera statistikore, pasi kualifikimi shkoi për ballshiotët.

Pas fitores në Krujë 1-3, Tirana mori një tjetër sukses sot përballë Kastriotit, të cilin e mposhti në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 4-0.
Ndonëse me shumë lojtarë të rinj në fushë, bardheblutë shënuan nga dy gola për çdo pjesë, me Halilin, Beshirajn, Morinën e Krajën, ndërsa krutanët luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Taulant Sefgjinaj.

Siguroi pa problem kualifikimin edhe Kukësi, që pasi kishte triumfuar 0-1 në Lushnjë përballë myzeqarëve, sot mori një fitore me rezultatin e thellë 3-0. Rroca zhbllokoi shifrat në pjesën e dytë, ndërsa më pas ishte radha e sulmuesit 22-vjeçar Godberg Cooper që të debutonte me një dopietë.

Avancoi për bë çerekfinale edhe Vllaznia, që pas barazimit 2-2 në “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit, arriti të triumfojë me shifrat 0-2 sot në Vlorë, falë një dopiete të shënuar nga sulmuesi brazilian Silvio Junior.

Në sfidat e tjera, Teuta mposhti Erzenin me përmbysje me shifrat 3-1, Skënderbeu triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Besës, ndërsa Luftëtari nuk bëri dot asgjë para Apolonisë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Gjirokastër.

Rezultatet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë
Flamurtari – Vllaznia 0-2 (0-0)
Tirana – Kastrioti 4-0 (3-1)
Kukësi – Lushnja 3-0 (1-0)
Laçi – Bylis 3-2 (0-2)
Luftëtari – Apolonia 0-0 (0-3)
Partizani – Besëlidhja 3-1 (0-3)
Skënderbeu – Besa 1-0 (2-0)
Teuta – Erzeni 3-1 (3-1)

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency