Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dështon transferimi i Castrovillit në Angli, nuk kaloi testet mjekësore

Dështon transferimi i Castrovillit në Angli
Dështon transferimi i Castrovillit në Angli

Transferimi i Gaetano Castrovillit te Bournemouth dështon në mënyrë të befasishme. Mesfushori italian nuk ia doli të kalojë me sukses testet mjekësore dhe do të rikthehet sërish në Firence, për të vijuar kontratën e tij me Fiorentinën.

Klubi vjollcë kishte arritur marrëveshjen me anglezët për shifrën e 14 milionë eurove dhe Castrovilli udhëtoi drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore gjatë të premtes.

Megjithatë në komunikatën e shpërndarë nga Fiorentina sqarohet se ai dështoi të kalojë testet mjekësore, për shkak të problemeve në gju, që e mbajtën shumë muaj larg fushave dhe do të kthehet në bazë, për të rinisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Italiano.

Lexo edhe:

Gaetano Castrovilli ka kontratë me Fiorentinën deri në verën e 2024-ës dhe refuzimi i futbollistit për të zgjatur bashkëpunimin, detyroi klubin vjollcë ta nxjerrë në shitje që këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero.

Megjithatë dështimi i transferimit për shkak të problemeve fizike, pritet të ndryshojë skenarët, me Castrovillin që mund të marrë në konsideratë ofertën e Fiorentinës për rinovim me pagë më të ulët.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...