Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dështuan afrimet e verës, por Laçi është për tu marrë shembull!

Vera e shkuar nuk ishte e mbarë për merkaton e Laçit sidomos për sa i përkets sulmit. Diku ndonjë dëmtim fatkeq, diku ndonjë kapriçio apo fjalë më shumë, pse jo edhe ndonjë paraqitje poshtë pritshmërive ka bërë që shumica e afrimeve të fillimit të këtij sezoni, në harkun e pak muajve të largohen nga klubi kurbinas. Ivan Galic, sulmuesi kroat nga i cili pritej shumë ishte vërtet i pafat, e mbylli vitin ende pa nisur mirë, me një dëmtim në një ndeshje Kupe që në shtator ndaj Naftëtarit, ndërhyrje kirurgjikale dhe asnjë minutë në kampionat, po ashtu shumë pak u pa dhe nga një tjetër sulmues, Xhevahir Sukaj, ndau rrugët shumë herët me skuadrën kurbinase, në fillim të tetorit mungesa hapësire dhe mosdakordësi me drejtuesit bënë që të linte skuadrën me të cilën nisi sezonin. Pak javë më parë u zyrtarizua edhe divorci me Altiparmakovskin, një gol në 14 prezenca ishte shumë pak për të kënaqur pritshmëritë e drejtuesve për maqedonasin që tanimë nuk është më pjesë e organikës bardhezi.

Tre futbollistë me kontribut të munguar vetëm nga një repart, sulmi , nuk është pak sidomos po të kujtosh se fati nuk ka qenë aq dashamirës edhe me të tjerë lojtarë të afruar verën e kaluar që kanë rezultuar vërtet të vlefshëm, por kanë pësuar dëmtime, si për shembull Bojan Najdenov element i rëndësishëm por që u detyra të qëndrojë jashtë fushe pikërisht për shkak të një dëmtimi. E megjithatë te Laçi, kundër të gjitha parashikimeve, pavarësisht  mungesës së kontributit nga afrime të rëndësishme, kanë ditur të bëjnë një kampionat vërtet të mirë, duke u renditur vetëm 7 pikë larg kruesuesve të Partizanit, meritë e drejtuesve që i qëndrojnë skuadrës mbi kokë trajnerëve që kanë drejtuar skuadrën këtë sezon, Ndriçim Shtubinës që ka rezultuar shpëtimtari i skuadrës me 6 golat të shënuar, kontributit të Xhixhës e madje dhe 3 golave të shënuar nga një mbrojtës si Gjoni. Vërtet për tu përgëzuar, rasti i çuditshëm i Laçit, skuadrës që gjithmonë gjen forcën për të tejkaluar çdo vështirësi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...