Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Dessers vs Abraham, sfida e goleadorëve në finalen Tiranës

Dessers apo Abraham? Një sfidë brenda sfidës mes dy golashënuesve më të mirë të Conference League. Sulmuesi i Feyenoordit ka shënuar 10 gola deri në gysmëfinale, i Romës vetëm një më pak (9). Dita e madhe ka ardhur. Feyenoordi dhe Roma janë gati për të ndezur “Arenën Kombëtare” në Tiranë me synimin e final ngritjen e trofeut në përfundim të edicionit të parë të këtij kompeticioni.

Ballë për ballë dy “bomber” të padiskutueshëm, nga këmbët e tyre pritet të vendoset kjo finale. Sulmuesi i Romës, në sezonin e tij të parë në Itali, sido që të përfundojë, e ka kaluar provimin. Këtë e dëshmojnë shifrat: 27 gola në 52 ndeshje, 17 në Serinë A, 9 në Conference League dhe 1 në Kupë e Italisë. Nga nëntë “firmat” e nënshkruara në skenën evropiane, Abraham ka realizuar gjashtë në fazën e grupeve, kundër Zoryas dhe CSKA-së së Sofjes.

Megjithatë, në fazën eliminatore, sulmuesi i lindur në vitin 1997-ës ka shënuar gjithmonë në “Olimpico”, madje gola të rëndë.

Një sezon fantastik në aspektin personal edhe për sulmuesi ne Feyenoordit: 10 në Conference League (plus një në fazën paraeliminatore të Championsit, kur ende vishte fanellën e Genku), 9 në Eredivisie dje një në Kupën e Holandës. Abraham dhe Dessers kanë mbi shpatulla përgjegjësi të madhe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...