Serie B

Destinacion surprizë për Januzajn, sulmuesi pranë klubit të Serie B

Adnan Januzaj ka mbyllur aventurën me Real Sociedad në La Liga ndërsa në ditët e fundit është përfolur për një rikthim të mundshëm në Premier League, këtë herë tek West Ham.

Megjithatë, oferta dhe destinacioni më i mundshëm që ka fituar kuotë në orët e fundit është Venezia. Klubi italian këtë sezon është pjesëmarrës në Serie B, megjithatë nëse ia del të transferojë sulmuesin anësor me origjinë shqiptare atëherë mund të pretendojë për një rikthim të shpejtë në elitë.

Marrëveshja me ish-lojtarin e Manchester United duket shumë pranë dhe në ditët e ardhshme pritet të konkretizohet kontrata për aventurën e re të Januzaj. Kujtojmë se në të kaluarën me Venezian është aktivizuar edhe një tjetër lojtar shqiptar, Giacomo Vrioni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency