Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Destinacioni i ri i Marcelos, braziliani bëhet nostalgjik me zgjedhjen e tij

Rrugëtimi i Marcelos tek Real Madrid ka ardhur në fund. Braziliani do të kthehet në vendin e tij në fund të këtij edicioni sipas gazetës Ole. Fluminense do të jetë destinacioni i anësorit, pikërisht skuadra nga e cila u transferua 16 vite më parë, për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Edhe pse ka pasur disa oferta për tu angazhuar në Evropë, zgjedhja e Marcelos është të rikthehet në Brazil, duke synuar që të nisë të marrë më shumë minuta e të pretendojë që të bëhet pjesë e skuadrës përfaqësuese për Kupën e Botës Katar 2022.

Marcelo ka humbur shumë terren në vitet e fundit, teksa tashmë nuk mund të konsiderohet më as alternativë e dytë. Edicionin e shkuar ai luajti vetëm 19 ndeshje, në total 1339 minuta, ndërsa në sezonin aktual ka luajtur vetëm 140 minuta në 5 ndeshje. Pavarësisht ecurisë në vitet e fundit, Marcelo ka qenë një nga shtyllat e skuadrës galaktike për më shumë se një dekadë, ku arriti që të fitonre gjithçka me Realin e Madridit.

Në përllogaritjen e përgjithshme të 15 sezoneve të tij në Madrid, Marcelo i ka luajtur 533 ndeshje, duke shënuar 38 gola e duke shërbyer 101 asistime. Pa diskutim numra të jashtëzakonshëm, për një lojtar që i ka dhënë gjithçka Realit të Madridit, por çdo fillim e ka dhe një fund, dhe fundi për Marcelon tek “Los Blancos” do të jetë pikërisht verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...