Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Detajet e marrëveshjes me Interin, Lukaku pranon të ulë pagën për t’u rikthyer

Romelu Lukaku ka sakrifikuar për t’u rikthyer tek Interi. Sulmuesi belg zhvilloi dy sezone super në Serie, fitoi titullin kampion me zikaltrit vitin e kaluar, por në fund vendosi të rikthehet te Chelsea.

Edhe pse për shërbimet e tij u shpenzuan 113 milionë euro, 29-vjeçari nuk la gjurmë tek ekipi i Thomas Tuchel. Tani është gjithçka gati për rikthimin tek Interi, që do të paguajë 10 milionë euro për huazimin 2-vjeçar të sulmuesit.

Belgu përfiton 29 milionë euro bruto në Premier League, me pagën sezonale neto që i shkon në 15 milionë euro me bonuse. Nënkampionët e Italisë nuk kanë mundësi t’i sigurojnë një pagë të tillë.

Për të luajtur sërish në “San Siro”, Lukaku do të përfitojë 9 milionë euro në sezon pagë neto, që në total i bie 11 milionë euro, duke përfituar nga “Dekreti i Rritjes” që është përfshirë në vendin fqinj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...