Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Detajet e skandalit, Overmars dërgonte foto të organeve gjenitale, tërmet tek Ajaxi

Futbolli holandez është tronditur nga skandali ku është përfshirë një figurë e rëndësishme si Marc Overmars, i akuzuar se u ka dërguar mesazhe të papërshtatshme me përmbajtje seksuale disa kolegeve të tij. Ish-futbollisti i Ajaxit, Arsenalit apo Barcelonës është shkarkuar nga detyra e drejtorit sportive të klubit holandez. Tashmë mediet në Holandë kanë nisur të zbardhin detaje shumë të zymta, që ngrenë shumë pikëpyetje rreth figurës s ëish-futbollistit të Kombëtares së “Tulipanëve”.

Sipas “Het Parool”, një gazetë kombëtare me bazë në Amsterdam, Overmars i ka shoqëruar mesazhet e tij me imazhe të organeve gjenitale. Një tjetër gazetë prestigjioze në Holandë, NRC, njoftoi do të publikojë më shumë detaje rreth rastit.

Hetimi, i publikuar edhe nga “Het Parool”, nisi si pasojë e skandalit të dalë në “The Voice of Holland”, një program televiziv, transmetimi i të cilit u pezullua për shkak të ankesave të disa prej anëtarëve të tij.

Skandali me ish-futbollistin e Holandës ka nxitur reagimin e Federatës Holandeze, e cila kërkon bashkëpunimin e të gjitha klubeve në përpjekje për të zhdukur sa më shpejt këtë lloj sjelljeje.

Dy figura të tjera janë vënë në pikëpyetje pas skandalit: i pari është Erik Ten Hag i cili, sipas De Telegraaf, mund të largohet nga klubi për shkak të miqësisë së tij me Overmars. Miti tjetër i klubit, që është gjithashtu në qendër të vëmendjes, është Edwin Van der Saar. Vetë De Telegraaf vë në pikëpyetje figurën e ish-portierit holandez dhe e pyet nëse kishte informacion për sjelljen e kolegut dhe mikut të tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...