Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Devolli: Fituam dhe bindëm, tani kemi fatin në duart tona

Intervista e trajnerit të Kastriotit, Bledar Devolli, dhënë për Supersport pas ndeshjes që krutanët fituan 2-0 ndaj Flamurtarit, në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Ju fituat dhe Tirana humbi, a mund të themi se ishte një javë pozitive për Kastriotin?
Pozitive është që fituam ndeshjen tonë dhe kjo më gëzon shumë. Jam i lumtur edhe për lojën, pasi kemi bërë një nga ndeshjet më të mira, duke shënuar dy gola dhe duke mbajtur larg kundërshtarin. Humbja e Tiranës na e shtoi edhe më shumë gëzimin, pasi tashmë e kemi fatin në duart tona.

Sa jeni gati për t’u përballur me Tiranën në ndeshjen e jetës?
Që nga dita e parë kur kam ardhur, kemi bërë një kampion at të jashtëzakonshëm, pasi kemi marrë rezultate, por kemi zhvilluar edhe lojëra të bukura. Çunat janë ngritur shumë në nivelin e paraqitjes së tyre, ndaj besoj se jemi gati për ndeshjen ndaj Tiranës.

Partizani u shpall kampion. Sa e meritoi këtë titull?
E kam thënë gjithmonë që Partizani ka kryesuar me meritë dhe e ka merituar tërësisht titullin kampion. Kanë një grup shumë të fortë dhe kanë bërë paraqitje bindëse nga java në javë, ndaj dua t’i uroj për titullin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...