Kategoria e Parë

Devolli gjen skuadër të re, prezantohet te…

Vetëm pak ditë pa punë, pasi Bledar Devolli ka gjetur menjëherë një skuadër të re për të vazhduar karrierën si trajner. Pas largimit nga stoli i Kamzës, Devolli bën një hap mbrapa teksa është zyrtarizuar si tekniku i ri i skuadrës së Tomorit në grupin B të Kategorisë së Parë. Devolli gjeti shumë shpejt gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit beratas dhe do të jetë ai që do të zëvendësojë të larguarin Gersi Arbri. Për 40-vjeçarin gjirokastrit bëhet fjalë për një rikthim te skuadra beratase pasi në sezonin 2003-2004 ka qenë pjesë e Tomorit si lojtar. Devolli nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar menjëherë te Tomori që ka e nisur këtë sezon të Kategorisë së Parë me një barazim 1-1 ndaj Lushnjës ndërsa vetëm dje beratasit mposhtën 2-1 Bylisin në sfidën e parë të raundit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë.

To Top