Kategoria Superiore

Devolli: S’kam pengje te Kastrioti, te Tirana e kanë fajin…

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, ishte i ftuar në “Zona Gol”, ku foli për garën e mbijetesës, duke u shprehur se është krenar për shpirtin e garës që po tregon ekipi që ai drejton.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Tirana. Kemi dominuar ndeshjen nga minuta e parë deri në fund. Ky është futbolli dhe kështu duhet të vazhdojmë me këtë entuziazëm.”

Skuadra që simpatizon dhe mustaqet: Unë jam me Juventusin, ekipin më të titulluar. Doja të bëjë diçka ndryshe sot edhe pse ma prishi pak pjesën poshtë berberi (qesh).

Çelësi i rezultateve te Kastrioti: Që ditën e parë kur erdha te Kastrioti kishte punë, disiplinë dhe harmoni. Pa këto të trija nuk bëhet asgjë. Këto janë tre parimet e mia bazë si trajner. Disiplinën e kemi notën 10. Harmonia është një ndër armët tona në ekip. Kemi disa lojtarë që kanë shumë cilësi, janë djemë të rinj që kanë cilësi.

Mbijetesa shumë e vështirë: Unë kam qenë i qetë me veten dhe çunat. Kemi bërë detyrën dhe kemi marrë dy pikë më pak se Partizani. I jemi futur kësaj punë dhe shpresoj se do të vazhdojë. Asnjë nuk e do Tiranën të jetë në këto pozita. Te Tirana kam marrë mentalitetin e një klubi të madh, atë të fitores. E kam parë që në ditën e parë që kam shkuar aty , është një klub që më ka dhënë shumë, pasi kam qenë tre vjet, e dua atë klub.

Pengjet: Futbolli të jep dy pikë dhe nesër t’i merr, është ligji i kompensimit. Unë nuk kam asnjë peng deri tani te Kastrioti. Që ditën e parë që kam qenë aty, presidenti më ka ofruar gjithçka. Jam krenar me ata djem. Kanë duruar bërtitjet  e mia, u kërkoj falje lojtarëve pas çdo ndeshje dhe pas çdo stërvitje, 100 herë kërkoj falje.

Tirana për mbijetesë: Fajin e kanë të gjithë, që nga presidenti, trajneri. Ekipi duhet të jetë i qetë. Gjëja e vetme që do ai ekip, është qetësia. Nuk mund të ndalojnë autobusin e skuadrës tifozët, siç ndodhi në Gjirokastër, sepse nuk flasim dot për futboll.  Ndoshta e dua Tiranën më shumë se disa të tjerë aty. Unë sot, isha i qetë, sepse ata e kanë tensionin.

Vendimet e gjyqtarit: Janë dy-tre dyshime brenda zonës. Unë nuk jam marrë kurrë dhe nuk do merrem me arbitrat, sidomos me këtë që ishte i huaj. Të dyja skuadrat kanë qenë të kënaqura. Ka qenë një vendim i drejtë i Federatës. Edhe arbitrat shqiptarë janë të mirë, por ne nuk i lëmë të bëjnë punën  e tyre.

Trajnerët e huaj: Guardiola është trajneri që ka bërë revolucion në futbollin europian. Kudo që shkon do të fusë filozofinë e vet.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency