Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Devolli: Tirana klub i madh, por mbijeton Kastrioti im!

Bledar Devolli i gëzohet barazimit pa gola ndaj Tiranës në kryeqytet. Trajneri i Kastriotit në mikrofonin e emisionit Gol pas Goli në Supersport theksoi se beson te mbijetesa, ndërsa vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij.

Sa do të peshojë kjo sfidë në fund të sezonit?

E rëndësishme është që kemi bërë prap një ndeshje të madhe, ndaj një ekipi të madh. Më vjen keq më shumë për veten dhe çunat. Nuk është faji jonë që është Tirana në këtë pozicion. Kemi pasur shumë mundësi ta fitonim ndeshjen, por s’qe e thënë të fitonim. Më gëzon gjendja e ekipit, freskia dhe loja që bëjmë.

Si i përjeton skuadra ndeshjet e mbetura?

Këta djem nuk e meritojnë të zbresin një kategori më poshtë. Do vazhdojmë këtë 2 javë që kanë ngelur me të njëjtin entuziazëm.

Kush do e ketë më të vështirë?

Ne kemi shpresuar që në janar, jo tani që jemi më afër se kurrë. Treguam që ishim superior ndaj një ekipi të madh. Do shpresojmë. Shpresa vdes e fundit.

Rastet e pastra të Ngoosë…

I kam parasysh dy rastet e Ngoosë. Gabimi u bë te krosi. I kishim marrë masat, duhet të ishte në dublazh, Henri dhe Huseini. Do ketë dhe ndonjë mundësi Tirana. E detyruam kundërshtarin që të luante vetëm me topa të gjatë. Ne ishim superior në qarkullim dhe në zotërimin e topit. Mbase fati do të jetë me ne ndeshjen tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...