Abissnet Superiore

Devolli: Unë e Shkëmbi ishim mesfushorët më të mirë, shpresoj të jemi edhe si trajnerë

Beldar Devolli u prezantua si ndihmës i Shkëmbit te Dinamo dhe në fjalën e tij shpjegoi pse iu bashkua Dinamos, duke theksuar miqësinë që ka me Shkëmbin.

“Në momentin që Bledi më kërkoi të punonim bashkë, pranova. Miku duket në ditë të vështirë. Më pëlqeu projekti, presidenti po bën një investim që do të jetë model në Shqipëri. Dua ta falënderoj presidentin. Më pëlqen ekipi, edhe pse ka pasur vështirësi. Emrat janë dhe ata që erdhën në janar do të bëjnë mirë, Besoj te stafi te çunat dhe projekti.

Kur ishim futbollistë te Teuta dhe Partizani, kemi qenë mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Shpresoj të jemi edhe si trajnerë. Kemi ekip cilësor dhe prurjet kanë qenë cilësore.

Objektivi? Çdo javë do të shohim ndeshjen e radhës, renditjen do ta shohim në fundit e marsit osë në prill. Kam, parë angazhim dhe grintë në stërvitje. Besoj se do ta kemi të thjeshtë nëse edhe në ndeshje shfaqim po këtë grintë.”

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency