Tenis

Dha informacion të rremë, Djokovicit mund t’i refuzohet sërish viza

Vazhdon odiseja e Novak Djokovicit në Australi. Pavarësisht se tenisti serb e fitoi betejën e parë gjyqësore dhe nisi të stërvitej në Rod Laver Arena, pjesëmarrja e tij në Australian Open vihet sërish në rrezik serioz. Ministri i emigracionit, Alex Hawke, nga informacionet e fundit që kanë dalë, ka në dorë dëbimin e tij.

Mediat australiane zbulojnë se Nole ka gënjyer në formularin që ka plotësuar, ku kishte siguruar se gjatë 14 ditëve të fundit, para se të mbërrinte në Melburn, nuk kushte kryer asnjë udhëtim tjetër.   

Mirëpo, fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale orët e fundit e nxjerrin gënjeshtar Djokovicin. Serbi, i cili rezultoi pozitiv për herë të dytë për COVID-19 më 16 dhjetor dhe që mori pjesë në një ceremoni të Fondacionit të tij të nesërmen në Beograd, ndërsa më 25 dhjetor u shfaq në stërvitje në kryeqytetin serb, pasi ishte negativizuar.

Megjithatë, javën tjetër, më datë 31 dhjetor, Gjokoviç u pikas duke u stërvitur në në Spanjë, ku pozoi me disa fëmijë të “Soto Tennis Academy”. Fotoja është shpërndarë nga vetë akademia që tregon praninë e tij përpara fluturimit drejt Melburnit, më janar.

Policia Kufitare Australiane është duke hetuar këtë çështje, e cila edhe një herë e komplikon edhe më shumë pozitën e Djokovicit.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency