Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dhe tani Spanja, nis rruga për t’u bërë të mëdhenj!

Dhe tani, gati për një fillim të ri, dy miqësore për të nisur një cikël fitues me ëndrrën për ta parë Shqipërinë serish në një kompeticion madhor, duke nisur nga Spanja e yjeve, me sytë nga Nations League që nis në qershor, por ndoshta edhe duke patur paksa imazhin e një Maqedonie të vogël, madje edhe më të vogël se ne, por që bëri diçka të jashtëzakonshme duke u vënë në sytë e gjithë botës pasi eliminoi nga Botërori Italinë e madhe.

Ndoshta një detaj më shumë për të frymëzuar kombëtaren shqiptare këtë të shtunë, përballë Spanjës së yjeve, baza e së cilës është një Barcelonë që po ringrihet në nivelet e dikurshme. Për Shqipërinë nuk është një gjysmëfinale “play-off”, por një miqësore e vlefshme për të parë se ku jemi. Pa presionin e rezultatit, por kurrsesi jo pa përgjegjësi.

Shqipëria është në provën e zjarrit për të bërë progres përballë një kundërshtari të madh, që për vetë stilin e lojës, zotërimin e pafund të topit i bën gjërat edhe më të vështira. Ka një arsye se përse nuk i kemi mundur kurrë, por gjithsesi, nëse në takimet e fundit Spanja ka treguar se është e një tjetër dimensioni, kjo ndoshta është ndeshja për të shfaqur se kanë nivel tjetër, por nuk janë të një bote tjetër, edhe ne jemi pjesë e botës së futbollit, dhe madje me ambicie.

Për Edi Rejan një test i rëndësishëm, për të parë lojtarë e skema, për të provuar aspekte e faza loje, por mbi të gjitha për të perfeksionuar sistemin e lojës, për të betonizuar një lojë kompakte, ku të gjithë ndihmojnë të gjithë, ku lojtarët nxitojnë të rikuperojnë çdo gabim të shokut duke dyfishuar rolet, për të parë grintë dhe talent.

Është sipas trajnerit kjo pjesëza e mozaikut që mungon për të ndërtuar imazhin e një skuadre fituese. Elementët nuk i mungojnë, ndoshta kurrë më parë Shqipëria nuk ka patur kaq shumë, duke nisur nga një mbrojtje e kampionatit italian, e deri te një yll që po shkëlqen në Premier League Broja, dhe nëse djaloshi nga Malësia e Madhe thotë se ndaj Spanjës luajmë për fitore, përse mos ta besojmë?

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...