Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

“Dhelprat” eliminojnë “Djajtë e Kuq”, shorti vë përballë City-n me Chelsea-n

Biletën e fundit për në gjysmëfinale të FA Cup e pret Leicester City. “Dhelprat” eliminuan Manchester United, që e mposhtën 3-1 në “King Power Stadium”, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë edhe në Premier League. Tashmë “Djajtë e Kuq” duhet t’i përqendrojnë të gjitha forcat në Europa League, ku kanë shumë shanse për të ngritur në fund trofenë, ndërsa në kampionat, me City-n të shkëputur, renditja në zonën Champions mbetet objektivi real.

Spikati në këtë sfidë me dygolësh Kelechi Iheanacho, që po përjeton një moment të jashtëzakonshëm në aspektin personal, pasi në tri ndeshjet e fundit mes Premier League-s dhe FA Cup ka mundur të shënojë plot 6 gola.

24-vjeçari ndëshkoi fillimisht “Djajtë e Kuq” në minutën e 24-t, duke përfituar nga një gabim trashanik i mbrojtjes së United. Gjithsesi, skuadra e Solskjaer arriti të barazonte në minutën e 38-të me të riun Greenwood, i shërbyer nga Pogba.

7 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë Tielemans ktheu epërsinë në favor të Leicesterit, ndërsa golin që vulosi kualifikimin e “Dhelprave” e realizoi Iheanacho.

Në pushimin mes pjesëve u hodh shorti i fazës gjysmëfinale, që vuri përballë Manchester City-n me Chelsea-n dhe Leicester City-n me Southamptonin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...