Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dhimbja e gruas së Viallit: Burri dhe babai më i dashur që ekzistonte

Vdekja e Gianluca Viallit ka pikëlluar shumë zemra. Ish-sulmuesi italian, lumturoi njerëz me gola dhe frymëzoi plot të tjerë që vuajnë me betejën e gjatë që zhvilloi ndaj sëmundjes së keqe.

Gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur, por fundi ishte i trishtë dhe erdhi shpejt, në moshën 58-vjeçare. Bashkëshortja Cathryn White-Cooper po e vuan më shumë se të gjithë largimin e dashurisë së jetës.

Të flasë e ka të vështirë, por gjithsesi ka dërguar një mesazh të shkurtër në GDS, aty ku nuk mungon një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

Ai ishte një sportist shumë i talentuar, mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur që ekzistonte. Jemi të shkatërruar! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të sinqertë”.

Gianluca dhe Cathryn (modele angleze me origjinë nga Afrika e Jugut) u njohën në Londër gjatë periudhës që sulmuesi aktivizohej me Chelsea. Raportin e tyre e kurorëzuan me martesë (2003) nga e cila erdhën në jetë dy vajza: Olivia dhe Sofia.

20060723-PORTO CERVO (SASSARI) – GRAN GALA’ PER IL CONCERTO DI GIANNA NANNINI – Gianluca Vialli con la moglie Catherine Withe Cooper alla cena di gala per il concerto di Gianna Nannini organizzata nell’ hotel Cala di Volpe. DAVIDE CAGLIO/ANSA

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...