Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Dhimbje e pashërueshme”, klubi e nxjerr të lirë, 20-vjeçari bën veprimin ekstrem

Një ngjarje e rëndë ka shokuar futbollin argjentinas. Samuel Rebollo ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Aldosivit dhe priste shansin e tij për të firmosur kontratën e parë si profesionist dhe kalimin tek ekipi i parë.

Ndryshe mendonin drejtuesit e klubit 109-vjeçar, të cilët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me portierin 20-vjeçarin, i cili kishte ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Aldosivi e nxori lojtar të lirë, Rebollo e priti aq keq vendimin e drejtuesve të klubit sa realizoi të pamundurën. Djaloshi kreu vetëvrasje, duke shokuar familjarët, shokët e ekipit dhe gjithë tifozët.

Ti ke lënë një dhimbje që nuk do shërohet kurrë, guximtari im! I lutem Zotit dhe Zonjës së Bekuar të më japin forcë për të vazhduar përpara dhe për të lënë pas këtë makth.

Unë do vazhdoj të të kërkoj, biri im, për prehjen tënde të përjetshme”, shkroi babai i tij Jose në rrjetet sociale, fjalë që i përlotën të gjithë.

Ky është një rast i përsëritur në klubin e Aldosivit. Në gushtin e vitit 2020 vrau veten Leandro Latorre për të njëjtin motiv. Në muajin e kaluar, të njëjtin veprim tentoi edhe Rodrigo Rodriguez (Gimnasia), por për fat familjarët e tij e shpëtuan, duke shmangur tragjedinë e madhe.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...