Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Dhimbje koke” për De Rossin, i dëmtohet sulmuesi argjentinas

Lajm i keq për Romën në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Sassuolos. De Rossi, i cili ka edhe Lukakun që vuan nga problemet me ijë, do të duhet të bëjë pa Dybalan, që ishte në stol për 90 minuta në ndeshjen ndaj Brightonit.

Argjentinasi u stërvit me skuadrën të premten dhe më pas pësoi një problem në fund të seancës. Në kontrollet e bëra mëngjesin u zbulua dëmtimi i aduktorit të kofshës së djathtë.

Lexo edhe:

  1. “Daku dhe Gjasula pjesë e planeve”, Sylvinho: Ne luajmë për popullin
  2. Kombëtare/ Sylvinho e la jashtë grumbullimit, reagon Mirlind Daku
  3. VIDEO/ Feston Eneo Bitri, shënon golin e parë në Poloni
  4. Tatuazhi i papranueshëm, Tottenham tërhiqet nga gara për mesfushorin danez

Ai do të mungojë për rreth dhjetë ditë dhe do të mungojë në ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolos dhe angazhimet me kombëtaren argjentinase (miqësorët kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës më 22 dhe 26 mars).

Dybala do të qëndrojë në Trigoria për t’u rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë sërish i disponueshëm pas pushimit, kur Roma do të luajë jashtë ndaj Lecces.

 

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...