Bundesliga

Dhimbje koke për Nagelsmann, humbet dy mbrojtës për shkak të koronavirusit

Raste të reja me Covid-19 te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë do rikthehen në fushë më 7 janar, datë kur presin në shtëpi M’Gladbach.

Në tamponët e fundit kanë rezultuar pozitivë dy lojtarë të ekipit të Julian Nagelsmann: Lucas Hernandez dhe Tanguy Nianzou.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në komunikatën zyrtarë të publikuar në rrjetet sociale, bavarezët bëjnë të ditur se dy lojtarë francezë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy mbrojtësit kanë filluar menjëherë karantinën, duke humbur në këtë mënyrë duelin e së premtes në kampionat.

Ndërkohë, te Bayern Munchen po presin përgjigjet e tamponëve për Leroy Sane, Dayot Upamecano dhe Josip Stanisic.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency