Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dhjetori “zjarr” për Juven, e presin tri sfida vendimtare

Bardhezinjve do t’u duhet të bëhen gati për një seri takimesh shumë të rëndësishme. Pas arriti të fitonte 1-0 ndaj Napolit, duke e shkurtuar në vetëm një pikë diferencën me rivalët jugorë, Juventusi po përgatitet për një muaj dhjetor “flakë”, pasi Zonjën e Vjetër e presin tri sfida mjaft delikate për objektivat sezonalë, me Olympiakosin në Champion si dhe me Interin dhe Romën në Serinë A. Në tre takimet e fundit, Juventusi e ka ruajtur portën të paprekur (ndaj Napolit, Barcelonës dhe Crotones). Skuadra që drejtohet nga Allegri në këtë sezon ka një pikë më shumë se një vit më parë, ndërsa Gonzalo Higuain ka shënuar 5 gola në 5 takimet e fundit. Situata duket se po shkon drejt normalitet, të paktën kjo përshtypje të krijohet nga statistikat e regjisturara. Ndërkohë që misioni i radhës për bardhezinjtë është ta mbyllin vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...