Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Dhuna e tifozëve holandezë dhe italianë/ Policia, apel bizneseve: Mos u jepni alkool

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” do të luhet finalja e parë e Conference League, ajo mes Romës dhe Feynoord, e cila do transmetohet ekskluzivisht falas për abonentët e Digitalb në “Super Sport 2”.

Që ditën e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur dhjetëra mijëra tifozë, të cilët kanë shkaktuar rrëmujë dhe janë përplasur me forcat e policisë.
Gjatë ditës së sotme në një deklaratë për mediat, zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u bëri apel bizneseve që të mos u japin alkool, në mënyrë që të evitohen sadopak skenat e dhunës.

“Gjithashtu apelojmë për bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike. Nëpërmjet kësaj daljeje publike apelojmë dhe adresojmë një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë, të cilëve do t’ua komunikojmë edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare, që të sillen dhe veprojnë si qytetarë evropianë, në qytet dhe në stadium, të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe të mos konfrontohen me punonjësit e Policisë, përndryshe ligji do të zbatohet me rigorozitet.”-tha Dervishi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...