Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dhuna në derbi, Disiplina u ndalon hyrjen në stadium 14 tifozëve

Pas akteve të dhunës që shoqëruan derbin Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë masë përjashtimi për 14 tifozë.

Të cilëve u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara për një periudhë të pakufizuar kohe. Më poshtë njoftimi i plotë i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF:

Lexoni edhe:

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen KF Tirana-FK Partizani të zhvilluar më datë 03.12.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

– Denis Ahmeti

– Renis Maçi

– Qemal Cano

– Endri Mesiti

– Juxhin Seferi

– Mishel Burreli

– Redi Sinani

– Erinol Dushaj

– Grejsi Sorra

– Lorjan Beqo

– Elvis Qatia

– Herald Huqi

– Donald Ismaili

– Armand Shëngjergji

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...