Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Dhunë ndaj anësorit në Besa-Bylis, ndërpritet ndeshja

Dhuna ndaj gjyqtarëve të ndeshjes bën që të ndërpritet ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë së Parë, Besa-Bylis, rezultati i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm për përcaktimin e skuadrës që do të ngjitej në Superiore sezonin e ardhshëm.

Në minutën e 78-të të takimin, kryesori Klajdi Kola ka vendosur t’i drejtojë skuadrat drejt dhomave të zhveshjes, për të mos dalë më në fushë, për shkak të goditjes nga ana e tifozëve vendas të anësorit Rexha. Kujtojmë që rezultati ishte 1-0 në favor të Bylisit, që kaloi në epërsi që në pjesën e parë me nigerianin Antoni Beji.

Për të shmangur dhunën e mëtejshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, u desh ndërhyrja e forcave të rendit.

Kujtojmë se Bylisi para kësaj sfide direkte kryesonte me 30 pikë, 3 më shumë se Besa, që me humbjen e radhës dhe me masat që mund të marrë Disiplinë duhet t’i thotë përfundimisht lamtumirë ëndrrës për t’u ngjitur në Superiore.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...