Dhunohet arbitri në Gramsh. Një tifoz ka zbritur në fushë dhe ka goditur arbitrin kryesor Anxhi Lushi. Episodi i rëndë është regjistruar teksa luhej minuta e 54-t e ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës.
Shkak u bë një penallti e akorduar nga kryesori kryeqytetas për skuadrën tropojane, teksa vendimi shkaktoi protesta të shumta.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Muriqi realizon një perlë të vërtetë, por Mallorca ngec ndaj Espanyol
- Ibraimi humbet dy penallti, Struga ngec ndaj Makedonija GP
- Milan i jep lamtumirën “San Siros”, tre opsione për stadiumin e ri
- VIDEO/ Asani bën protagonistin në Kore, i dhuron fitoren skuadrës në limite
E ndërkohë që pritej të qetësohej situata, një person erdhi nga jashtë dhe iu afrua arbitrit, duke e goditur atë. Gjithçka ndodhi edhe në prani të forcave të policisë, që kishin zbritur në fushë në ato momente.
Më pas gjyqtari urdhëroi kthimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes dhe ndërprerjen e takimit për të mos rinisur më.
Ky është një tjetër rast i rëndë dhune në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar, teksa këtë herë ndodh në një fushë të qetë si ajo e Gramshit.
