Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Dhunoi punojësin e Federatës, ndalohet nga policia presidenti i FFK-së, Agim Ademi

Arrestohet Agim Ademi
Arrestohet Agim Ademi

Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk i ndahen problemet me drejtësinë. 61-vjeçari është ndaluar nga policia e Kosovës pasi akuzohet për sulm fizik ndaj një punonjësi të institucionit që drejton. Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori, denoncoi në policinë e shtetit se është dhunuar nga eprori i tij, Ademi.

Gjatë mbrëmjes, presidenti i FFK-së është thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e tij. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte), zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se Agim Ademi është ndaluar për sulm fizik ndaj Govorit.

Agim Ademi e mohon sulmin ndaj Artan Govorit, duke e cilësuar të pavërtetë, inskenim dhe shantazh për imazhin e tij dhe të FFK-së.

Njoftimi i Policisë:

“Me datën 16.03.2022, rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast, aktualisht, në stacion policor, është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë.

Informatë shtesë:

“Lidhur me këtë rast, janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...