Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dhunuan anësorin, arrestohen dy persona, reagon Gjilani

Dy persona janë arrestuar pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit e Llapit, e vlefshme për xhiron e 11-të të IPKO Superligës së Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

Ismet Hasani, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se Berisha ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është duke u trajtuar në qendrën e mjekësisë në Gjilan.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Gjilanit, i cili distancohet nga aktet e dhunës dhe i dënon ashpër ato.

KOMUNIKATË ZYRTARE:

Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.

Klubi dënon ashpër aktet e dhunës, të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngjajnë as për së afërmi kulturës së mikpritjes ndër vite. Ne, si klub jemi, kategorikisht kundër çdo akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjeti ynë për arritjen e qëllimeve të klubit.

Ne ftojmë organet e drejtësisë të merren me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë. Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportiv u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.

SC Gjilani, 23 tetor, 2019

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...