Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dhunuan keq dhe e lanë jashtë fushës së blertë mesfushoren e PSG-së, arrestohet personi i katërt

Një person i katërt është arrestuar si bashkëpunëtor në sulmin ndaj futbollistes Kheira Hamaraoui, i cili ndodhi nëntorin e kaluar.

Disa media franceze raportua , duke cituar burime nga brenda hetuesve, se i arrestuari është një 18-vjeçar nga Massy (rajoni i Parisit), i cili po merret në pyetje në zyrat e Policisë Gjyqësore të Versajës.

Tre burra të tjerë u arrestuan dje, të mërkurën për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje dhe ata janë ende në paraburgim.

Bëhet fjalë për tre të rinj rreth të njëzetave me precedentë penalë të mëparshëm.

Mesfushorja u sulmua natën e 4 nëntorit kur ndodhej në një makinë që drejtohej nga shoqja e saj e skuadrës te PSG-ja, Aminata Diallo, e cila u bllokua nga agresorët të cilët e nxorën Hamraoui-n nga automjeti dhe e goditën me një shufër hekuri në këmbë. Në fillim hetuesit dyshuan për Diallo, e cili ishte edhe u arrestua, por në fund u lirua si e pafajshme.

Hipoteza e dytë ishte një hakmarrje për marrëdhënien që Hamraoui kishte me ish-lojtarin e Barcelonës, Eric Abidal, me të cilin u njoh në Barcelonë kur të dy ishin te Barça. Gjithsesi, asnjë procedim nuk ka nisur ndaj Abidalit apo bashkëshortes së tij, të cilët nisën procedurat e divorcit, pasi u bë publike tradhtia bashkëshortore. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë se cila mund të ketë qenë arsyeja e sulmit ndaj Hamraouit, e cila pas atij episodi ndodhet jashtë fushës së blertë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...