Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dhurata e radhës, Ligue 1 edhe për tre sezone në Digitalb

Digitalb u bën një tjetër dhuratë të çmuar në buqetën e transmetimeve abonentëve të tij në Shqipëri dhe Kosovë. Platforma e të gjithë shqiptarëve ka siguruar transmetimin edhe për 3 sezonet e ardhshme 2018-2021 të kampionatit francez, Ligue 1 në kanalet e Supersport.

Pas Serisë A dhe La Ligas, një tjetër kampionat elitar i futbollit europian do të jetë pjesë e transmetimeve të Supersport, që si gjithmonë mbetet pika e takimit me “yjet” e futbollit botëror.

Pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos të apasionuarit e futbollit spektakolar do të kenë mundësi që të ndjekin të paktën edhe për tre vitet e ardhshme emra të tillë si Neymar Junior, Kylian Mbappe apo Edinson Cavani.

Ligue 1 thjesht plotëson mozaikun e transmetimeve ekskluzive ne vend të kampionateve më të ndjekur në glob, pikërisht në Supersport, teksa më parë u garantuan emocionet e La Ligas, Serisë A, Bundesligës, Eredivizie, Kupës së Mbretit, Kupës së Italisë, Kupës së Gjermanisë, Kupës së Francës, pa harruar Kategorinë Superiore deri në vitin 2022, IPKO Superligën e Kosovës apo ndeshjet e përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...