Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dhurata për ditëlindje, De Rossi zbulon dëshirën e tij

«Në futboll asgjë nuk ështe e shkruar dhe në prag të një sezoni të ri pavrësisht tratativave të merkatos të gjithë e nisin nga pika zero, si Cagliari ashtu edhe kampionët në fuqi të Juventusit”.

Janë fjalët e kapitenit të verdhekuqve të Romës Daniele De Rossi në ditën e tij të lindjes, pasi De Rossi feston 35-vjetorin. Mes kujtimeve dhe nostalgjisë evokon një pjesë të mirë të jetës së tij të shpenzuar me këtë skuadër, me këto ngjyra, ku për plot 18 vite ka mbajtur veshur fanellën e Romës deri sa trashëgoi shiritin e kapitenit nga Totti, ndërsa tani më shumë se kurrë është në pritje të një trofeu me ekipin e tij.

“Kanë kaluar plot 18 vite tashmë dhe objektivi im është gjithnjë i njëjti, të bëj më të mirën dhe të arrij sa më shumë për këtë ekip, me këtë ekip. Sigurisht që është shumë e lehtë për ta artikuluar diçka të tillë por jo për ta relizuar atë. Sidoqoftë, në këtë edicion të ri të Serisë A do të tentojmë me të gjitha forcat të bëjmë diçka të jashtëzakonshme. Lufta është bërë dhe më e ashpër pasi skuadrat që që e mbyllën sezonin lart në klasifikim janë bërë edhe më të forta”.

E pikërisht duke iu referuar transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi dhe kalimit të Ancelottit te Napoli, De Rossi shprehet :

“Juventusi ka shtuar në organikë një prej lojtarëve më të mirë në botë një prej  më të mirëve që njeh historia e futbollit. Po tentojnë të krijojnë një skuadër shumë kompetitive, por dhe në nuk mbetemi mbrapa në objektiv. Në futboll asgjë nuk është e shkruar, dëshmia më e freskët vjen nga Botërori i Rusisë ku të gjithë pamë surprizat e njëpasnjëshme ndryshe nga pritshmritë. Këtë vit trajneri ynë mund të mbështetet tek një grup i kolauduar dhe një njohje më e mirë reciproke. Eusebio ka një mentalitet prej fituesi që po përpiqet ta integrojë tek grupi ynë”. 

Në fund De Rossi shton se beson shumë tek kjo skuadër që disponon talent, organizim dhe mbi të gjitha gëzon besimin e tifozerisë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...