Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dhurata surprizë e DigitAlb, Superkupa e Spanjës për tre sezone në SuperSport

Dhuratat e DigitAlb në prag të festave të fundvitit, janë të pafundme. Përtej ofertave të pazakonta për të gjitha shërbimet që ofron platforma e të gjithë shqiptarëve, këtë radha surpriza e madhe vjen nga futbolli spanjoll.

DigitAlb ka siguruar transmetimin ekskluziv, në Shqipëri dhe Kosovë, të Superkupës së Spanjës për tre sezone radhazi: 2019/20, 2020/21 dhe 2021/22.

Ky event vjen me një format të ri, shumë interesant, me katër ekipe pjesëmarrëse: dy finalistet e Copa del Rey dhe dy skuadrat që e mbyllën La Ligan në vendet e para.

Për këtë edicion, ndeshjet do të zhvillohen nga data 8 deri më 12 janar në “King Abdullah Sports City”, në Jeddah, në Arabinë Saudite.

Gjysmëfinalja e parë: Valencia vs Real Madrid – 8 janar 2020

Gjysmëfinalja e dytë: Barcelona vs Atletico Madrid – 9 janar 2020

Finalja – 12 Janar

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...