Armando Broja vijon fazën e rikuperimit pas dëmtimit në gju që e detyroi t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Sulmuesi pritet të rikthehet në sezonin e ardhshëm dhe të rimarrë sërish vendin e tij në radhët e Chelsea-t.
Lexo edhe:
- Evra “injoron” Messin: Nuk ka etikën e punës së Ronaldos, mund të kishte edhe 15 Topa të Artë
- 11 fëmijë me nëntë gra të ndryshme, ish-“ylli” i NBA-së përfundon në burg
- U eliminua nga Milani, Richarlison sulmon Conten
- Italia me halle në sulm, Mancini e gjen zgjidhjen në Argjentinë
Nga ana tjetër, Broja së fundmi i ka dërguar një fanellë të Bluve të Londrës kryeministrit Edi Rama. Në fanellën e Chelsea-t ishte edhe një dedikim me Brojën që e falenderon Ramën mbi atë që bën për shqiptarët. Ndërkohë, kryeministri nuk vonoi ta ekspozonte dhuratën speciale nga ana e Brojës teka i uroi futbollistit të kombëtares urim të shpejtë.
