Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Dhuratë për Liverpoolin e Arsenalin, Chelsea tregoi se City ndalet”

Jamie Carragher beson se barazimi 1-1 mes Manchester Cityt dhe Chelseat u jep shpresë për titullin rivalëve të Liverpoolit dhe Arsenalit. Rodri evitoi humbjen e kampionëve me golin e shënuar 7 minuta përpara fundit.

Chelsea kishte kaluar më herët në avantazh me golin e ‘’ish-it’’ Raheem Sterling. Për skuadrën e Pep Guardiolës konsiderohen dy pikë të humbura, me Cityn që e gjen veten 4 pikë pas Liverpoolit dhe 2 pikë pas Arsenalit. Ndërkohë që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Jamie Carragher mendon se hapi fals i Cityt u jep shumë vetëbesim Arsenalit dhe Liverpoolit.

Lexo edhe:

Ka ende dhe shumë rrugë përpara, por barazimi i Cityt u jep shumë besim Arsenalit dhe Liverpoolit. Do t’u japë shumë energji në rrugën drejt titullit, pasi e kuptojnë që City nuk është i pandalshëm. Dhe sigurisht që mund të bëjë gabime.

Nuk besoj që ka një sekret se si mund të luash ndaj skuadrës së Guardiolës. Shumë skuadra përpiqen që t’i detyrojnë të zhvendosin lojën nga krahët.

Chelsea pati fat në fundin e ndeshjes. Faza vendimtare e sezonit nuk ka ardhur ende. Mendoj se gjatë muajve mars ose prill do të krijohet një projeksion i qartë për fituesin e Premier League”, theksoi Carragher.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...