Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Dhuroni dashuri”, kapiteni i Chelseat lumturon tifozin që “vdiq” për 20 minuta

Chelsea dhe Manchester City prodhuan një ndeshje spektakolare mes tyre fundjavën e kaluar në Premier League. Dy skuadrat i dhuruan tifozëve emocione të paharrueshme, teksa ndanë nga një pikë pas barazimit të çmendur 4-4.

Me Armando Brojën që i mjaftuan pak minuta për të lërë shenjën e tij. Duke fituar penalltinë në minutat shtesë, që i mundësoi skuadrës së Pochettinos të evitonte humbjen kundër kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Një tifoz i Chelseat pësoi një arrest kardiak në shkallët e “Stamford Bridge”. Dhe për rreth 20 minuta ishte në vdekje klinike. Për fatin e mirë, tifozi e mori veten dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe:

Ky i fundit është përballur me një surprizë të bukur nga Reece James, kapiteni i skuadrës së zemrës. Lojtari anglez e ka vizituar tifozin në spital, duke ndarë me të disa momente shumë të bukura.

Vizitova një tifoz të Chelseat, i cili pësoi një atak në zemër gjatë ndeshjes sonë kundër Manchester Cityt. Ai kishte vdekur për 20 minuta! Fatmirësisht, mjekët ia shpëtuan jetën.

Ai është një burrë i fortë me një familje fantastike. Jam shumë i lumtur që është rikuperuar dhe ndihet mirë. Jeta është një dhuratë e çmuar. Çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, kështu që shijoni çdo moment. Jini të sjellshëm dhe dhuroni gjithmonë dashuri”, ishin fjalët e bukura të zgjedhura nga James.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...